Drita kalon në epërsi kundër Drenicës, kësaj “rakete” të Shabanit do ia ketë lakmi edhe Elon Musk

Skuadra e Dritës ka arritur të kaloj në epërsi kundër Drenicës, ndeshje e vlefshme për javën e 26-të të Superligës së Kosovës.
Në minutën e 30-të, Bujar Shabani me një goditje të fuqishme jashtë zone arriti ta mposhtë Arion Ymerin, transmeton Indeksonline.
Drita po luan më mirë dhe ishte më kërkuese. Menjëherë pas golit të Shabanit, Drenica arriti të barazoj por gjyqtari referoj për ofsajd./Indeksonline/