I propozoi në Maldive, por Fjolla u surprizua edhe mbrëmë nga burri

Çifti së fundmi kanë bërë bujë të madhe në rrjetet sociale e po ashtu kanë pushtuar edhe faqet rozë.
Fjala është për këngëtaren Fjolla Morina dhe partnerin e saj, Fisnik Syla, të cilët para pak ditësh i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Derisa po qëndrojnë në ishujt Maldive ku edhe zyrtarisht u martuan, pasi ditë më parë shijuan Dubain, ata po vazhdojnë pushimet.
Burri i saj po vazhdon ta befasojë Fjollen pothuajse çdo ditë. Ata mbrëmë kanë shijuar një natë romantike buzë bregdetit dhe pamjet që kanë ndarë në InstaStory ishin të mrekullueshme.

