Daku flet për prezencën e Challandes në ndeshjen kundër Trepçës 89, a do të ftohet tek kombëtarja?

Super sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku pas fitores kundër Trepçës 89 ka folur për media.
Daku u shprehë fillimisht se është duke kaluar një sezon të mirë, por nëse nuk arrin objektivat me klubin, atëherë statistikat s’janë asgjë për të.
“Vetë statistikat tregojnë që ka qenë një sezon jashtëzakonisht i mirë. Nëse nuk arrijmë objektivat e klubit, nuk do të thonë asgjë për mua”, u shprehë ai.
Tutje, Daku foli edhe për prezencën e trajnerit të Kosovës, Bernard Challandes në ndeshjen mes Trepçës 89 dhe Ballkanit.
“Nuk e di, as nuk kam pas informata që do të jetë në stadium. Unë e bëj timen, puna e trajnerit është t’i shikoj lojtar. Unë jam i gatshëm kur do që më fton. Unë prapë vazhdoj punën me bo në mënyrën më të mirë. Nëse me jepet me lujt për kombëtaren, jam më se i nderuar për ta veshur atë fanellë”, u shprehë ai./Indeksonline/