Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët e hapura për qarkullim

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët në menaxhim e saj janë të hapura për qarkullim, përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës.
Kompanitë e kontraktuara, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët regjionale, magjistrale, nacionale dhe autostradat. Me qëllim të parandalimit të ngricave, po intervenohet edhe me hedhje të kripës.
Rrugët e pastruara dhe të hapura për qarkullim janë edhe në viset malore, në të cilat ka reshje më të dendura të borës.
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vozitin në përputhje me rregullat e komunikacionit, duke ju përshtatur kushteve atmosferike, me qëllim të evitimit të aksidenteve të mundshme.