75 Mall Live Search
16:39 / E Diele, 21 Mars 2021 / Blerim

Muriqi nuk lë gjurmë te Lazio ndaj Udineses

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi i dha një tjetër mundësi Vedat Muriqit, por ky i fundit nuk arriti ta shfrytëzonte.

Sulmuesi kosovar startoi nga minuta e parë kundër Udineses, por në minutën e 66-të u largua nga loja pa lënë ndonjë gjurmë.

Vlen të përmendet vetëm një rast për gol që pati në minutën e 11-të por Juan Musso priti goditjen e Muriqit.

Ndryshe, Lazio është duke fituar ndeshjen 1-0 me golin e Adam Marusic.

/Indeksonline/