75 Mall Live Search
13:00 / E Hënë, 13 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Bulliqi: E vështirë të rivendoset kufiri, por jo e pamundur

Pas disa orë debat në Komisionin për Integrimeve Evropiane ku u raportuar nga Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, Shpejtim Bulliqi ka thënë se nuk ka fije dileme që vija kufitare është bërë keq.

Sipas tij, megjithëse do të jetë e vështirë që të rigjenerohet kufiri, nuk do të jetë e pamundur, transmeton Indeksonline.

“Nuk ka fije dileme që vija kufitare është bërë keq. A do të jetë vështirë për ta rigjeneruar mund të jetë, por jo e pamundshme. Besoj në disponimin e palës Malazeze për t’u ulur për të biseduar për këto çështje”, ka thënë Bulliqi./Indeksonline/