75 Mall Live Search
09:24 / E Hënë, 22 Mars 2021 / k.v

Dëmtohet ura e Badocit

Në rrugën Prishtinë-Gjilan janë krijuar kolona automjetesh si pasojë e dëmtimit të një ure.

Lexuesit e IndeksOnlinet kanë njoftuar se ura e Badocit është çarë dhe kjo ka bërë që qarkullimi i automjeteve të bëhet me ngadalë.

Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe Policia e Kosovës, e cila ka vendosur sinjalizues mbi urën e dëmtuar./IndeksOnline/