Formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve

114 deputetët e pranishëm në sallë e kanë miratuar formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.
Pas miratimit, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka thënë se komisionit i duhet 20 minuta kohë që ta kryejë punën.
Dehari fillimisht u ka uruar mirëseardhje deputetëve dhe mysafirëve në legjislaturën e tetë.
Pas kësaj, partitë e përfaqësuara në Kuvend i kanë propozuar emrat e tyre për anëtarë të këtij komisioni.