Shkon afër 400, numri i të vdekurve nga tërmeti në Iran dhe Irak
Një tërmet i fuqishëm që goditi rajonin kurdistan në mes Iranit dhe Irakut ka lënë të vdekur të paktën 396 persona dhe mijëra të tjerë janë lënduar.
Më shumë se 7 mijë persona njoftohet se janë lënduar në tërmetin që po konsiderohet si njëri ndër më të mëdhenjtë për këtë vit, transmeton Indeksonline.
Shumica e personave që vdiqën ishin nga ky rajon në provincën e Iranit.
9 persona të tjerë vdiqën në Irak./Indeksonline/