75 Mall Live Search
13:40 / E Hënë, 22 Mars 2021 / k.v

Ambasadori italian uron qytetarët e Kosovës për konstituimin e Kuvendit

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, i ka uruar qytetarët e Kosovës për konstituimin e Kuvendit të ri.

Orlando u ka uruar suksese kryesisë së re dhe të gjithë deputetëve në përgjegjësinë e tyre.

“Urime shtetit dhe qytetarëve të Kosovës për inaugurimin e Kuvendit të ri. I uroj kryetarit të ri Glauk Konjufca, nënkryetarëve të rinj dhe të gjithë deputetëve suksese në përgjegjësinë e tyre”.