Yll Limani së shpejti me projekt të ri muzikor

Këngëtari i njohur Yll Limani ka filluar vitin 2021 me shumë risi.
Ai hodhi në treg 3 këngë, të cilat u pëlqyen mjaftë nga fansat e tij, shkruan Indeksonline.

Duket se risitë nga ai nuk kanë të ndalur.
Burime të Indeksonline zbuluan se këngëtari së shpejti do të publikoi një këngë.
Kënga do të titullohet “A ki me rrejt”, dhe do të lansohet në muajin Prill.
Indeksonline mëson se kënga do të jetë e shoqëruar me videoklip, dhe të tjerat do të mbesin befasi./Indeksonline/