Pak kohë pasi u bë U.D, Konjufca bën ndryshimin e parë në Presidencë

Glauk Konjufca sot ka marrë postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, shkruan Indeksonline.
Kështu ai e mori edhe detyrën e ushtruesit të detyrës së presidentit të vendit.
Porsa e mori këtë detyrë, erdhi edhe ndryshimi i parë në Presidencë.
Bëhet fjalë për web-faqen e Presidencës.
Në web-faqen “president-ksgov.net“, është shënuar emri i Glauk Konjufcës, me titullin: “U.d. i presidentit të Republikës së Kosovës”.
