Anulohet stërvitja e përfaqësueses së Kosovës

Stërvitja e Kombëtares së Kosovës e paraparë për orën 16:00 në Kampin Nacional Edukativ në Hajvali është anuluar.
Ndonëse fusha në kamp është pastruar nga bora, FFK-ja njofton se vonesat në linjat ajrore për shkak të motit të lig dhe ardhja me vonesë e futbollistëve në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, në Prishtinë, kanë bërë që përzgjedhësi Bernard Challandes të vendosë për rigjenerim dhe stërvitje fitnesi të ekipit në hotelin “Emerald”.