75 Mall Live Search
18:29 / E Hënë, 22 Mars 2021 / Blerim

Hoxhaj, Kurtit: Nuk jepe asnjë detaj për vaksinat, për asociacionin, për bisedimet me Serbinë

Në seancën për votimin e Qeverisë Kurti, ushtruesi i detyrës së Kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka pasur një mal me kritika ndaj Kryeministrit të ardhshëm, Albin Kurti

“Jemi në mars të vitit 2021 dhe para një viti e kemi pasur Kryeministrin Kurti, që është votuar si Kryeministër, ajo çka ka ndodhë gjatë kësaj kohe, kemi pasur dy modele të qeverisë së Hoti dhe Kurti dy modele pa plan, të pa aftë për tu ballafaquar me sfidat sidomos ato të jashtme”, thekosi Hoxhaj.

Ai tha se e njeh Kurtin gjatë dhe ka bashkëpunuar gjatë me Kurtin, ajo që kam dëgjuar nga ai më shumë e kam parë vetëdijen politike për tema të caktuara se sa njeriun, ndërsa sot e pashë më shumë njëriun.

“Unë nuk pash plane konkrete as kur do të siguron vaksinën, kush do t’i sjellë, nuk dëgjova një politikë të fortë ekonomike që duhet të adresonte pandeminë, nuk e pash arsimin dhe nuk e pashë politiken e jashtme si orientim strategjik se si do të duket Kosova në vitet e ardhshme”, tha Hoxhaj.

“Prita të shoh se si do të vazhdojmë dialogun pa kërkua falje nga Serbia, por se dëgjova, nuk foli për asociacionin, për marrëveshjen e Washingtonit edhe pse këtu pretendoje se ka thika mbi harta, këto janë tema që duhet të diskutohet edhe sot kur votohet qeveria”, theksoi ndër të tjera Hoxhaj.