75 Mall Live Search
18:34 / E Hënë, 22 Mars 2021 / OSH

Koha kur Lampard e kishte shpëtuar Ronaldon pa marr karton të kuq edhe pse Chelsea ishte duke humbur

Cristiano Ronaldo është shumë i familjarizuar me kartonët e kuq.

Gjatë karrierës së tij ai është ndëshkuar hiq më pak se 11 herë me karton të kuq, 4 herë vetëm me fanellën e Manchester United, transmeton Indeksonline.

Por, numri i kartonëve të kuq për Ronaldon në Manchester United mund të ishte më i madh.

Në vitin 2009, Ronaldo kishte bërë një ndërhyrje të ashpër ndaj futbollistit të Chelseas, Frank Lampard dhe referi po bëhej gati që të ia jepte kartonin e dytë të verdhë.

Derisa po bëhej gati të jepte kartonin, gjyqtari u ndalua nga Lampard i cili i tha se ishte e paqëllimt.

Përkundër që Chelsea ishte duke humbur 2:0, Lampard u përkujdes që Ronaldo të shpëtonte në atë situatë.

Mesfushori anglez njihet si njëri nga futbollistët më “fair play”./Indeksonline/