75 Mall Live Search
18:54 / E Hënë, 22 Mars 2021 / Blerim

Bedri Hamza Kurtit: Ku është shërbimi ushtarak, ku është fondi sovran…

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Bedri Hamza theksoi se thirrja e seancës së votimit të Qeverisë Kurti në këtë formë, deputeteve u ka shkaktuar vështirësi dhe ekspozenë e kemi marrë para se me fillua seanca.

“Ka një mungesë të fortë të konsistencës se asaj që ka deklaruar Kurti dhe VV dhe që kanë realizuar edhe qeverinë e kaluar dhe asaj që premtuat sot, këtu ka një diskrepancë të madhe, ku është shërbimi ushtarak, ku është fondi sovran, ku është shteti i së drejtës etj”, theksoi Hamza.

Hamza ka thënë se sa i përket bordeve të ndërmarrjeve publike, aty ku ka mungesë të performancës dhe shkelës së ligjit duhet t’i trajtoni të gjithë pa dallim, por duhet të respektohen procedurat. E kemi pa me Sekretarë të Ministrive, shumica i kanë fituar proceset dhe kjo është një kosto për buxhetin.

“Nuk kemi plan të detajuar, është mirë kur njerëzve ju jep para, por ka këto para, ka do t’i merrni, nuk dëgjova se si do të jetë niveli i planifikimit të rritjes ekonomike, ka do të vjen, asnjë fjalë për sektorin privat, që është kontribuuesi më i madh është sektori privat.

Hamza i ka thënë Kurtit që të ketë kujdes prej precedentit, efektit domino një ligj që është popullist, mund të ketë efekt domonio që mund të ju rrezikojë ju dhe shtetin e Kosovës.

Ai tha se borxhi publik është rritur dhe vjen situata kur duhet të rriten  tatimet dhe kjo prek të gjitha shtresat e qytetarëve.