75 Mall Live Search
18:58 / E Hënë, 22 Mars 2021 / OSH

Arben Gashi: Pse i harruat temat për të cilat u vranë njerëzit në rrugë?

Arben Gashi i LDK-së ka qenë tejet kritik për fjalimin e Albin Kurtit dhe plan-programin e qeverisë në ardhje.

Gashi ka thënë se janë harruar temat për të cilat janë vrarë njerëz në rrugë dhe se Kurti po flet vetëm fjalë boshe, e nuk ka program konkret.

“Para nesh u paraqit një fjalim, e jo progam qeverisës. Po duket që në fillm se është konfirmim i një asgjëje. Dilema fillon që tani, me dyshimin se a kemi ndryshim konceptual, apo qasje pragmatike. U harruan temat që u vranë njerëz në rrugë të kryeqytetit. U harruna dhuna e shkaktuar në rrugë, u harrua tema që u terrorizua kuvendi, demarkacioni.

A ka ndryshuar me të vërtetë zotëri Kurti, apo po mundohen të paraqiten ndryshe, apo asnjëherë nuk kanë qenë të vërtetë. Ku janë qëndrimet e juaja të paraqitura rrejshëm se janë zgjidhje për Kosovën.

Çka ofron ky fjalim i quajtur ekspoze për qeverinë e ardhshme? Ne nuk pamë asgjë sot. Kjo është retorikë teorike, duke bërë fjalë bashkë, duke mos treguar asgjë. Sot po na ofroni asgjë, sepse ende s’keni kaluar nga retorika boshe, në ide konkrete. Për fat të keq të Kosovës, ju nuk jeni të gatshëm për të qeverisur. Do doja të shihja ide e program, me dëshirën si qytetar i vendit. Rrugëtimi që fillon sot nuk është i lehtë, prandaj lëreni arrogancën, e merrni përgjegjësinë.

Sot dhe secilën ditë do kërkojmë përgjigje nga ju. Mos i harroni ato rezoluta që janë në Kuvend, e ju me to nxitët dhunë. Dijeni, që edhe nëse i harroni ne jemi këtu e do ua kujtojmë. Realizoni ato që i premtonit dikur, sepse është radha juaj. Shpejt do ju gjykojmë për veprimet e mosveprimet e juaja” ka thënë Arben Gashi./Indeksonline/