75 Mall Live Search
20:09 / E Hënë, 22 Mars 2021 / OSH

Betohet Kurti me kabinetin e tij qeveritar

Me 67 vota pro e 30 vota kundër, Kuvendi I Kosovës ka votuar Qeverinë e re të Kosovës e cila do të udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Kabineti “Kurti 2” është votuar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur sot menjëherë pas konstituimit të legjislaturës së tetë të Kosovës.

E pas votimit të Qeverisë së re, kabineti qeveritar është betuar para deputetëve e qytetarëve të Kosovës.