Kryeministër për herë të dytë!

Albin Kurti u lind më 24 mars të vitit 1975,në Prishtinë. Familja e tij është me origjinë nga fshati Sukobin i Ulqinit, në Malin e Zi. Babai i Kurtit, një inxhinier me profesion, qe zhvendosur në Prishtinë në kërkim të punësimit për shkak të rrethanave në shtetin prej nga vinte. Kurse nëna e Kurtit, një mësimdhënëse e gjuhës angleze, tani në pension,është e lindur dhe e shkolluar në Prishtinë.
Kurti shkollën fillore dhe të mesme i kreu Prishtinë. Në vitin 1993 Kurti u pranua në Fakultetin e Teknik në Universitetin e Prishtinës, si një nga aplikantët më të suksesshëm në provimin pranues. Për shkak të veprimtarisë së tij si student Kurti, u diplomua më 2003 në Telekomunikacion dhe Inxhinieri Kompjuterike.
Albin Kurti do të bëhej i njohur në vitin 1997 kur si pjesë e Unionit të Pavarur të Universitetit të Prishtinës, në tetor të këtij viti do të gjendej në ballë të protestave studentore, njëra ndër më të mëdhatë të asaj kohe kundër okupimit të kampusit universitar nga policia dhe pushteti serb.
I pakënaqur me zhvillimet dhe shtypjen represive të pushtetit të asaj kohe,në korrik të vitit 1998, Albin Kurti, do t’i bashkohej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u angazuar në zyrën e përfaqësuesit politik të UCK-së, Adem Demaçi, si sekretar
I bindur në të drejtën e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi në vendin e vet, Kurti kishte vendosur që gjatë bombardimeve të NATO-s, të mos largohej nga Kosova. Kësisoj në Prillin e vitit 1999, Kurti u arrestua nga forcat serbe, dhe u dërgua në burgun e Dubravës, por me tërheqjen nga Kosova ushtria serbe si edhe shumë shqiptarë të tjerë me vete e kishte marrë edhe Kurtin, për ta transferuar atë në burgun e Pozharevacit më 10 qershor 1999.
Paragjykatës serbe në momentin e shpalljes së vendimit për denim me burg Kurti kishte deklaruar: ” Gjithçka që kam thënë dhe bërë e kam bërë vullnetarisht dhe me dinjitet. Jam krenar për këtë dhe nëse do të kisha shans do ta bëja përsëri”.
Pas presionit ndërkombëtar Albin Kurti ishte liruar nga burgu në dhjetor të vitit 2001, ndërsa pasi kishte shkelur tokën e Kosovës kishte thënë se nuk është i gëzuar që është liruar nga burgu pasi që shumë shokë të tij kanë mbetur në burgjet serbe, duke përjetuar dhunë cnjerëzore.
Si një disident i të drejtave të popullit të Kosovës për liri, Albin Kurti do ta vazhdonte aktivitetin e tij, por tani në Kosovën e lirë, duke qenë kritik i ashpër i Misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK-ut.
Duke parë qëllimin e aktiviteteve dhe protestave, Rrjeti i Aksionit për Kosovën ndryshoi emrin, dhe tani do të quhej Lëvizja Vetëvendosje, e cila do të kërkonte një referendum mbi statusin e Kosovës.
Në vazhdën e protestave të shpeshta në shkurt të vitit 2007 Vetëvendosje organizoi një nga protestat më të mëdha deri atëherë, kundër Planit të Ahtisaarit, i cili sipas tyre ndau Kosovën përgjatë vijave etnike dhe nuk i dha Kosovës atë për të cilën po angazhoheshin. Në këtë protestë u vranë dy protestues të paarmatosur dhe u plagosën 80 të tjerë.
Duke parë që aktivitetet dhe protestat nëpër rrugë nuk është se po kryenin shumë punë, në vitin 2010, Vetëvendosje , vendosi që të garoj në zgjedhjet e përgjithshme. Kështu nga me Albin Kurtin kandidat për kryeministër nga 120 mandate, Vetëvendosje fitoi vetëm 14 duke marrë 12.69 për qind të votave.
Kurti garoi përsëri për kryeministër edhe në zgjedhjet e vitit 2014, por Vetëvendosje sërish u rëndit partia e tretë, duke fituar vetëm 16 mandate në Kuvend.
Kur pritej që reiutingu i Vetëvendosjes të bie për shkak të këtyr veprimeve në zgjedhjet e radhës, ato të vitit 2017, Vetëvendosje u dyfishua në vota , duke u bërë partia më e madhe politike në Kosovë dhe duke fituar 32 ulëse në Kuvend. Vetëvendosje mori 200 mijë e 135 vota apo 27,49%. Por prap nuk arritën të qeverisin me vendin, pasi që partitë e tjera politike, në castet e fundit bënë koalicionin e madh PANA që mori 245 mijë 627 vota apo 33,74%. Por, Albin Kurti u bë politikani më i votuar në Kosovë.
Kryeministri i koalicionit PANA, Ramush Haradinaj, dha dorëheqjen në Korrik të vitit 2019, dhe vendi sërish shkoi në zgjedhje të parakohshme në Tetor të vitit 2019. Në zgjedhjet e 6 tetorit Vetëvendosje e Kurtit fitoi pjesën më të madhe të elektoratit, mbi 221 mijë vota , apo 26,27%, përkthyer në ulëse të Kuvendit, 29. Kështu pas një koalicioni paszgjedhor me LDK-në Albin Kurti u bë kryeministër i Kosovës në fillim të shkurtit të vitit 2020.
Për shkak të zhvillimeve pas shfaqjes së pandemisë -, më 18 Mars 2020, Kurti si kryeministër shkarkoi Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu e LDK-së. Partnerit të koalicionit LDK-së, i mbeti hatri për këtë veprim dhe si rezultat, në shenjë hakmarrje ,në Kuvend paraqiti një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti.82 deputetë të Kuvendit të Kosovës votuan për shkarkimin e Kurtit.
Matematikat politike mundësuan që më 3 qershor 2020, drejtimin e qeverisë ta marrë kandidati i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili u zgjodh Kryeministër.
Për Kurtin, kjo është hera e dytë që arrin të bëhet kryeministër i Kosovës. Ai ishte zgjedhur kryeministër edhe më 3 shkurt të vitit 2020, por që nuk kishte arritur ta çonte në fund mandatin e tij katër vjeçar.