Vjosa Osmanit pritet t’i shtohet edhe një deputete

Lista “Guxo” e Vjosa Osmanit pritet të shtohet me përfaqësues në Kuvend.
Indeksonline mëson se në radhë për t’u bërë deputete është Gresa Bytyçi.
Kandidatja për deputete nga Lipjani, e cila arriti t’i merrte 5.334 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, do të jetë pjesë e legjislaturës së 8-të.

Futja e saj në Parlament bëhet pas emërimit të ministrave dhe zv.ministrave, të cilët lirojnë vendet. /Indeksonline/
