Jep dorëheqje kryesuesi i Kuvendit Komunal në Drenas

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Labinot Halilaj, ka dhënë dorëheqjen nga pozita që ka mbajtur deri tani.
Ai ka deklaruar se aktivitetin e tij politik do ta ushtrojë tani vetëm si anëtar i kryesisë së PDK-së në degën e Drenasit dhe do të mbetet mbështetës i fuqishëm i kryetarit Ramiz Lladrovci.
Postimi i plotë i Halilajt:
Te nderuar familjarë, miq, simpatizantë dhe aktivistë të PDK-së, përmes këtij postimi ju njoftoj mbi dorëheqjen time nga pozita e KK të Drenasit ku aktivitin tim politik do ta ushtroj tani vetëm si anëtar i kryesisë së partisë së degës dhe mbetem mbështetës i fuqishëm i z. Lladrovci.