75 Mall Live Search
13:21 / E Martë, 23 Mars 2021 / AR

Shembull i mirë, Nitaj i dhuron lule dhe pozitën e ministres, Artane Rizvanollit

Ministrja e re e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka pranuar zyrtarisht detyrën dhe një buqetë lulesh nga ish-ministri, Muharrem Nitaj, shkruan Indeksonline.

Kështu tregoi Nitaj përmes një statusi në Facebook ku e njoftoi për punët e kryera dhe për ato që e presin.

May be an image of 1 person and standing

Po ashtu Nitaj e uroi ministren për një fillim të mbarë.

“E prita e i dorëzova detyrën ministres së re të Ekonomisë, Artane Rizvanolli! E njoftova për punët e kryera, për ato që janë në proces dhe për sfidat që e presin dikasterin e saj! Ministres Rizvanolli urimet më të mira për një fillim të mbarë! Stafit tim të zëvëndësministrave, këshillëtarëve dhe asistentëve, një falënderim për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në punë!”