Spitali në Pejë starton me trajnime intensive të stafit për kompjuter

Me qëllim të përgatitjes së personelit për digjitalizimin e shërbimeve shëndetësore, ka filluar trajnimi i personelit mjeksor për përdorimin e aplikacioneve dhe programeve të nevojshme për punë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Trajnimi i stafit po bëhet në ambiente të spitalit nga personeli i brendshëm i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.
Trajnimit njëjavor do t’i nënshtrohet një pjesë e madhe e personelit të mesëm dhe trajnimi do të zgjasë disa javë radhazi.
Spitali i Përgjithshëm i Pejës në planin e punës ka prioritet digjitalizimin e tërësishem të shërbimeve.
