75 Mall Live Search
16:28 / E Martë, 23 Mars 2021 / Blerim

Abdixhiku në takim me Kosnett: LDK do të ketë rol konstruktiv si opozitë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga nënkryetari Lutfi Haziri dhe nënkryetari i Kuvendit, Kujtim  Shala, kanë pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka bërë të ditur LDK përmes një komunikate për media.

Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku e njoftoi Ambasadorin Kosnett rreth zgjedhjeve demokratike të LDK-së dhe qëndrimeve karshi situatës aktuale politike në Kosovë. Po ashtu kryetari Abdixhiku e njoftoi Ambasadorin Kosnett për rolin konstruktiv që do ta ketë LDK-ja në opozitë./IndeksOnline/

Më herët Indeksonline  raportoi se ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka arritur te zyrat e LDK-së.