Rrahmani nuk luan në ndeshjen e parë, por Challandes jep lajmin e mirë

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani është lejuar të grumbullohet për ndeshjet e marsit por që nuk do të luaj në miqësoren ndaj Lituanisë.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes në një konferencë për media.
“Amir Rrahmani nuk do të luaj me Lituaninë, Napoli e ka lejuar me ardhë. Në fund të javës do të shohim se çfarë progresi ka pasur”, ka thënë Challandes në konferencë për media.
Rrahmani kishte fituar vendin e titullarit te skuadra e Gattusos derisa ka munguar në dy ndeshjet e fundit për shkak të një lëndimi që ka pasur. /IndeksOnline/