75 Mall Live Search
23:53 / E Martë, 23 Mars 2021 / AR

Fifi sjell dy projekte në një ditë, njëra i kushtohet “maniakut”

Këngëtarja e njohur kosovare Filloreta Raçi e njohur si Fifi po punon fuqishëm për projekte të reja muzikore.

Me zërin e saj të talentuar ajo ka arritur të jetë e pëlqyer nga të gjithë shqiptaret, shkruan Indeksonline.

Të rejat nga ajo duket se nuk kanë të ndalur.

Në një intervistë për Indeksonline, producenti Çelik Lipa tregoi se Fifi gjatë kësaj jave do t’i publikoi dy këngë brenda një dite.

“ Po, Fifi ka punuar për këngë të reja. Këtë javë do t’i lansoj dy këngë brenda një dite”, tha ai.

Këngët do të jenë solo, të cilat sigurisht do të mirëpriten nga fansat e saj.

“Të dy këngët janë solo, njëra do të titullohet “Maniak”, kurse tjetra do të jetë një surprizë, tha ai./Indeksonline/