441 raste të tuberkulozit gjatë 2020-s

Sot është Dita Botërore e Tuberkulozit.
Ministria e Shëndetësisëka njoftuar se në Kosovë gjatë vitit 2020 janë regjistruar 441 raste të tuberkulozit, shkruan IndeksOnline.
Tuberkulozi mund të parandalohet, mjekohet dhe shërohet. Në Kosovë barnat janë falas për të gjitha rastet e tuberkulozit.
Kjo sëmundje paraqitet me këto shenja: temperaturë, djersitje gjatë natës, plogështi dhe zbehje, kollitje mbi 3 javë, këlbazë me shenja gjaku dhe humbje e peshës dhe oreksit.
Tuberkulozi është sëmundje ngjitëse që përhapet përmes ajrit, nga i sëmuri te personi i shëndosh përmes përshtymës, teshtitjes dhe kollitjes./IndeksOnline/