75 Mall Live Search
08:49 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / OSH

Inspekcioni në Prishtinë me aksion në mëngjes

Në mëngjesin e së mërkures Inspektorati i Prishtinës ka filluar me gjobitje e konfiskim targash të automjeteve për shkelësit e ligjit, shkruan IndeksOnline.

Një aksion i tillë ka pasur edhe dje në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Sipas drejtorit të Inspektoratit të Prishtinës, Adonis Tahiri, aksioni do të vazhdojë edhe sot për lirimin e hapësirave të dedikuara për autobusë.

Ky aksion është duke u zhvilluar momentalisht te Rrethi i Spitalit./IndeksOnline/