75 Mall Live Search
10:32 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / k.v

Sulmohet pas një mosmarrëveshje, përfundon në QKUK

Është arrestuar një person në Gjakovë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë së Kosovës./IndeksOnline/