Policia ia gjen armën në veturë një personi në Viti

Gjatë kontrollit të një automjeti në Viti, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 17 copë fishekë.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, transmeton IndeksOnline.
Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 19:00 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Viti./IndeksOnline/