75 Mall Live Search
11:43 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / k.v

Kurti deklarohet nga varri i Rugovës: Së shpejti përmbushim hapin e tretë atë të zgjedhjes së presidentit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit dr.Ibrahim Rugova në “Velani” të Prishtinës. Ai nga ky vend u tha gazetarëve se sot është përvjetori i Epopesë së Dukagjinit dhe bombardimeve të NATO-s.

“Pas homazheve në Prekaz dhe Gllogjan, ne po bëjmë homazhe edhe këtu të varri i presidentit Rugova. Ai ishte presidenti i parë i Kosovës dhe presidenti i parë i Kosovës së çliruar. Kujtojmë rolin dhe kontributin e tij përgjatë gjithë viteve ’60-të për ndërkombëtarizimin e Kosovës i cili ishte tejet i vlefshëm për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri tha se bashkë me ministrat dhe zv.kryeministrat e tij respektojnë kontributin e të gjithëve dhe të sigurt ecim përpara për atë që na kanë votuar qytetarët.

Duke folur për zgjedhjen e presidentit, Kurti tha se dy hapa tejet të rëndësishëm tanimë janë përmbyllur. Hapi i parë zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë së Kuvendit dhe hapi i dytë votimi i Qeverisë, ndërsa ka mbetur edhe hapi i tretë të cilin Kurti thotë se do të realizohet shpejt.

“Porsa do të bëhet zëvendësimi i deputetëve, do të mund ta thërrasim seancën e radhës për zgjedhjen e presidentit”, ka thënë Kurti./IndeksOnline/