Trajneri i skuadrës së NBA shpërthen në lot gjatë konferencës për media

Trajneri i Denver Nuggetsit, Mike Malone, ka shpërthyer në lot gjatë konferencës së shtypit.
Strategu i skuadrës së NBA u trondit nga lajmi i dhimbshëm i tragjedisë në Kolorado në të cilën humbën jetën dhjetë njerëz, shkruan Indeksonline.
Mike Malone njihet si një njeri që lufton për barazinë e të drejtave të njeriut, kështu që edhe ai reagoi emocionalisht ndaj kësaj ngjarjeje.
Një sulmues i armatosur me një pushkë automatike vrau dhjetë vetq, më 22 mars në supermarketin “King Supers” në Boulder, Colorado. Një oficer policie ishte mes të vrarëve.
Sipas një dokumenti të policisë të lëshuar pas arrestimit, punëtorët e dyqanit u thanë hetuesve se sulmuesi, 21-vjeçari Ahmad Al Alivi Alisa, qëlloi disa herë në drejtim të një të moshuari përpara një supermarketi dhe më pas hyri në dyqan dhe hapi zjarr. /IndeksOnline/
It’s about more than basketball.
— Denver Nuggets (@nuggets) March 23, 2021
Prior to tonight’s game, Coach Malone expressed his emotions regarding the tragic events that took place in Boulder yesterday. pic.twitter.com/GIKFxakozE