75 Mall Live Search
12:52 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / OSH

Edita Tahiri i dërgon ‘selame’ Edi Ramës për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, i thotë të mos përzihet

Ish-kryenegociatorja e dialogut teknik Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, përmes një postimi në Facebook i ka reaguar kryeministrin shqiptar Edi Rama në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, e i cili ka përmendur këtë temë në kontekst të ndërmjetësimit, shkruan IndeksOnline.

Ajo ka thënë se Rama bën mirë të mos përzihet në këtë proces, duke i kujtuar gabimin që ai tentoi të bënte duke ndryshuar kufijtë e Kosovës në favor të Serbisë.

“Dëgjova se Edi Rama e paska përmend dialogun Kosovë-Serbi në një kontekst ndërmjetësimi. Është mirë që kurrë të mos e përmend ma, sepse njëherë kur ndërhyri bëri gabim historik, duke tentuar që t’i ndryshonte kufijtë e Kosovës në favor të Serbisë e skenarëve serbomëdha të Vuçiqit e Millosheviqit!”, ka shkruar Tahiri.