75 Mall Live Search
14:13 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / OSH

KQZ-ja miraton ndalesën e gjobave për partitë e mëdha

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ndalesën e gjobave të parapaguara për 4 subjektet politike, të cilat përfitojnë fonde nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike për vitin 2021, gjoba të shqiptuara nga Paneli Zgjedhor për Parashtresa dhe Ankesa për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lëvizjes Vetëvendosje do t’i ndalohet shuma prej 40.700 eurosh. PDK-së shuma prej 66.100 eurosh. LDK-së shuma prej 20.600 eurosh dhe AAK-së 52.750 euro.

KQZ-ja ka thënë se mjetet e ndaluara nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike do të transferohen në xhirollogarinë e PZAP-së.

Sipas vendimit, ndalesa e gjobave do të bëhet në dy këste.