75 Mall Live Search
17:58 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / Blerim

Shembull i mirë, kryetari dhe deputeti nga dy parti të ndryshme bashkëpunojnë në interes të Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit që vjen nga radhët e AAK-së, Smajl Latifi, ka pritur sot në takim deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje nga kjo komunë, Visar Korenica.

Gjatë këtij takimi Latifi  ka bëtë të ditur se kanë diskutuar për bashkëpunimin nivelit lokal me atë qendror.

Postimi i plotë i Smajl Latifit:

Sot, prita në takim deputetin e Kuvendit të Kosovës, z. Visar Korenica me të cilin diskutuam për rrjedhat politike në vend.

Z. Korenica e falënderova për vizitën, njëkohësisht u pajtuam të kemi një bashkëpunim të mirëfilltë në mes të nivelit lokal dhe atij qendror, në mënyrë që Komuna e Rahovecit dhe Qeveria e Kosovës të jenë sa më afër shqetësimeve të qytetarëve, për t’iu dhënë zgjidhje!