Shaqiri nga Zhegra blen tokë në Zvicër/ Së shpejti e shndërron në zonë banimi

Xherdan Shaqiri ka plane të mëdha jetësore në Zvicër.
Futbollisti i Liverpoolit ka blerë tokë në Zvicër, në Rheinfeld.
Ashtu siç shkruan ‘Blick’, lojtari kosovar ka blerë një parcelë 1000 metra katrorë. Aty ai po planifikon ndërtimin e një shtëpie super-luksoze, transmeton IndeksOnline

Shaqiri po planifikon ta shkatërroj shtëpinë e vjetër, dhe në këtë pjesë të ndërtoj një shtëpi të madhe, me pishinë të notit dhe një kopsht me madhësi prej njëmbëdhjetë metra.
Një banorë i kësaj lagje shprehet shumë i lumtur kur merr lajmin se ylli i Kombëtares së Zvicrës shumë shpejtë do të bëhet banor i kësaj lagjeje.

“Do të isha tejet i lumtur nëse ai vjen këtu”, ka thënë Roger Erding.
/IndeksOnline/
