75 Mall Live Search
19:56 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / AR

Britania mund ta vendosë Francën në listën e kuqe të udhëtimit

Miliona vaksina të Oxford/AstraZeneca janë gjetur pasi policia italiane bastisi një fabrikë farmaceutike jashtë Romës, në mes të një mosmarrëveshje mes BE-së dhe MB së për mungesën e dërgesave, transmeton Indeksonline.

Ndërkohë, Boris Johnson ka thënë se shumë shpejtë mund të ketë kufizime më të ashpra.

Sipas tij, kufizimet e kufirit me Francën mund të jenë të nevojshme për të parandaluar importin e llojeve mutante Covid, raporton The Independent.