Mediat në Lituani: Pësuam humbje dërrmuese! Kosova u hakmor, nuk i votuam për pranim në UEFA

Kombëtarja e Kosovës e nisi mbarë vitin 2021, duke fituar me rezultat të thellë 4 me 0 ndaj Lituanisë, në miqësoren e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
Ekipi i Bernard Challandesit bën një paraqitje fantastike ndaj një kundërshtari jo të lehtë siç ishte Lituania, shkruan IndeksOnline
Mediat lituaneze shkruajnë sot se ekipi i tyre u “shpartallua” dhe u dërrmua nga “Dardanët”.

“Ekimi Kombëtar i Lituanisë pësoi një humbje dërrmuese në një ndeshje miqësore kundër Kosovës”, shkruhet në gazetën online “Sportas.it”.
Në një medium tjetër, shkruhet se Kosova u hakmor pasi gjatë vitit 2016, Lituania votoi kundër pranimit të “Dardanëve” në UEFA.

“Futbollistët e Kosovës u hakmorën ndaj Lituanisë, e cila nuk dëshironte të bashkohej me UEFA-në”, shkruhet në portalin Delfi.it./IndeksOnline/
