1-shi i Fushë-Kosovës dorëzon kuletën me qindra euro në polici, e harroi dikush në taksi

Policia e Kosovës ka njoftuar se një taksist nga Fushë-Kosova ka dorëzuar një portofol me një shumë të konsiderueshme parash dhe dokumente personale, të cilën taksisiti e kishte gjetur në veturën me të cilën po punonte.
Rastin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës, transmeton IndeksOnline.
Policia ka kontaktuar personin, i cili ende nuk ishte në dijeni se i mungonte kuleta.
Njoftimi:
Më 24.03.2021 rreth orës 23:30 në stacionin policor në Fushë-Kosovë, nga një qytetar (taksist) është dërguar një portofol me një shumë të konsiderueshme parash dhe dokumente personale, të cilën taksisiti e kishte gjetur në veturën me të cilën po punonte.
Nga policia menjëherë është kontaktuar personi, i cili ende nuk ishte në dijeni se i mungonte portofoli.
Ai është paraqitur në stacion ku janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme rreth pranim-dorëzimit të parave dhe dokumenteve.
Falënderojmë të gjithë qytetarët për bashëpunimin e vazhdueshëm me policinë, veçanërisht qytetarin S.B. (mashkull), i cili mbrëmë përveç veprimit të cilin e vlersojmë shumë, ndau edhe kohën e tij për rastin.
