Nagavci takon stafin e ministrisë, jep lavde për menaxhimin e procesit mësimor në pandemi

Ministrja e Arsimit dhe e Shkencës, Arbërie Nagavci, ka takuar sot stafin e ministrisë me ç’rast është njoftuar nga zyrtarët për punën e departamenteve të këtij dikasteri.
Ministrja Nagavci theksoi se e vlerëson punën që është bërë në këtë ministri, sidomos në organizimin dhe menaxhimin e procesit mësimor në kushte të pandemisë.

Ministrja e re e MASH-së shprehu gatishmërinë e saj që të mbështesë vazhdueshëm stafin e ministrisë në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive, ndërsa theksoi se bashkëpunimi i mirë midis stafit politik dhe administrativ është esencial që proceset të ecin përpara dhe vështirësitë e sfidat të kalohen me lehtësi.
