75 Mall Live Search
12:19 / E Enjte, 25 Mars 2021 / OSH

Kurti ka pranuar letër urime nga Forca e Re Demokratike e Malit të Zi dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë një letër urimesh nga Forca e Re Demokratike e Malit të Zi dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi.

Kryetari i Forcës së Re Demokratike të Malit të Zi, Nafiz Cungu, e ka uruar kryeministrin Kurti për pozitën e re dhe është shprehur i bindur se Qeveria e tij do të jetë Qeveri e vlerave demokratike, e diturisë dhe drejtësisë dhe se do të sjellë frymën e ndryshimit, zhvillimit dhe stabilitetit politik.

Kurse në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, kryetari i këshillit, Faik Nika, teksa ka uruar kryeministrin Kurti për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe marrjen e detyrës së re, është shprehur i bindur se Qeveria e Kosovës, nën drejtimin e z. Kurti, do të angazhohet me të gjitha kapacitetet në përmirësimin e cilësisë së jetesës së çdo qytetari të Republikës… dhe përkushtim të njëjtë do të tregojë edhe për shqiptarët në trojet e tyre në Malin e Zi.