Kryetari Abdixhiku pret në takim ambasadorin Orlando

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me nënkryetarin z. Muhaxheri kanë pritur në një takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Nicola Orlando, me të cilin diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve.
Kryetari Abdixhiku e falënderoi ambasadorin Italian për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë, thuhet në njoftim, transmeton Indeksonline.
Gjithashtu ai e njoftoi atë për prioritetet dhe qëndrimet e LDK-së karshi proceseve aktuale në të cilat po kalon Kosova./Indeksonline.