75 Mall Live Search
16:42 / E Enjte, 25 Mars 2021 / A. A

Aziz Salihu largohet nga Asambleja Zgjedhore/ Akuzon Hasanin: Marre duhet me të ardh

Ish boksieri Aziz Salihu i frustëruar e ka lëshuar Asamblenë Zgjedhore të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Ai ka akuzuar ish presidentin e KOK-ut Besim Hasani që nuk e ka përshëndetur.

“Është marre, marre duhet me ju ardhë. Kam marrë pjesë 3 herë në olimpiadë” ka thënë Salihu.

Në anën tjetër, Hasani i ka kërkuar falje Salihut duke e lutur që të rikthehet në sallë.

Ndryshe, në këto momente po mbahet Kuvendi Zgjedhor në KOK, ku kandidatë janë Besim Hasani, Ismet Krasniqi e Linda Shala.

/Indeksonline/