75 Mall Live Search
17:08 / E Enjte, 25 Mars 2021 / Blerim

Gjeneral Rama takohet me ambasadorin italian në Kosovë, Nicola Orlando

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama priti sot në vizitë Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Gjeneral Rama e falënderoi ambasadorin Orlando për mbështetjen e shtetit, ministrisë së mbrojtjes dhe forcave të armatosura italiane për kontributin e madh në ndërtimin dhe zhvillimin e FSK-së.

Nga ana e tij, ambasadori italian shprehu vlerësimin e lartë për të gjitha të arriturat e deritashme të FSK-së e dëshmuar si forcë profesionale dhe multietnike në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Në fund të dy u pajtuan që bashkëpunimi në nivel të forcave të intensifikohet edhe më tej në funksion të zbatimit të planit bilateral.