Dest ‘lanson raketën’ në Amerikë

Serginho Dest ka gjetur një mënyrë të jashtëzakonshme për të regjistruar golin e parë në fanellën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mbrojtësi i Barcelonës kaloi në epërsi SHBA-në në miqësoren ndaj Xhamajkës, me një goditje të fortë nga distanca.
Për 20 vjeçarin ky gol erdhi vetëm 4 ditë pas një super-paraqitje me Barcelonën ndaj Sociedadit.
Në fitoren 6-1, Dest të dielën realizoi dy gola.
/Indeksonline/