75 Mall Live Search
21:05 / E Enjte, 25 Mars 2021 / OSH

Muhaxheri i LDK-së tregon se a do të votojnë Vjosa Osmanin për presidente

Nënkryetar i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka komentuar çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Muhaxheri ka theksuar se janë duke zhvilluar debat brenda LDK-së, për pozicionimin e tyre pro ose kundër Osmanit.

Ai shton se kur të qartësohet pozicioni i pretendentes për presidente karshi çështjeve me interes për Kosovën, do të kenë më të lehtë orientimin për të votuar.

“Është duke u zhvilluar debati brenda LDK-së. Këto ditë duhet me pas të qartë pozicionin e kandidatës për presidente karshi çështjeve me interes për Kosovës. Kur ta kemi qartësu pozicionin e saj si presidente atëherë do të kemi më leht me u orientu pro ose kundër “, ka thënë ai.