75 Mall Live Search
07:50 / E Premte, 26 Mars 2021 / Blerim

Lakers i dobët pa LeBron Jamesin, mposhtet nga Philadelphia

Skuadra e Los Angeles Lakers është mposhtur nga Philadelphia 76ers me rezultat 101-109.

Lakers ishin pa basketbollistin më të mirë të tyre, LeBron James – i cili mungoi për shkak të lëndimit në këmbë, shkruan IndeksOnline

Basketbollisti më i mirë i mbrëmjes ishte Green me 28 pikë dhe 5 kërcime.

Te Lakers më i miri në fushë ishte Kuzma, i cili realizoi 25 pikë dhe 9 kërcime.

Fitore në këtë raund arriti edhe skuadra e Los Angeles Clippers, të cilët mposhtën 85 me 98 skuadrën e San Antonio Spurs./IndeksOnline/