75 Mall Live Search
10:15 / E Premte, 26 Mars 2021 / OSH

Shantazh: Një femër i kërkon para një burri, ose publikohen videot dhe ..

Në Komunën e Suharekës është lajmëruar një rast “Shantazh” në Policinë e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh, një mashkull ka njoftuar Policinë e Kosovës se një femër po i kërkon para.

Në raport thuhet se e dyshuara i ka kërkuar të holla, duke e kanosur viktimën për publikim të bisedave dhe videove të cilat janë shkëmbyer gjatë bisedave.

“Fsh. Papaz Suhareke, 25.03.2021-10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar për një shantazh nëpërmjet rrjeteve sociale,  ku e dyshuara i ka kërkuar të holla duke e kanosur viktimën për publikim të bisedave dhe videove të cilat janë shkëmbyer gjatë bisedave”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/