75 Mall Live Search
10:27 / E Premte, 26 Mars 2021 / k.v

Nëna e paraqet të zhdukur vajzën e saj të mitur

Një femër ka njoftuar policinë në Ferizaj se që nga 13 marsi e këtij viti, vajza e saj e moshës së mitur është larguar nga shtëpia.

Nëna e së zhdukurës ka informata se ajo bashkëjeton me një person të njohur për të.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ramadan Rexhepi”, në Ferizaj dhe është duke u hetuar./IndeksOnline/