75 Mall Live Search
12:04 / E Premte, 26 Mars 2021 / OSH

Kurti pyetet për zgjedhjen e presidentit: Do ta kryejmë edhe hapin e tretë për konstituimin e institucioneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i bindur se Vjosa Osmani do të zgjidhet presidente.

Ai të premten pas homazheve në Krushë të Madhe, i pyetur për thirrjen e seancës për zgjedhjen e presidentit, ka thënë se do ta bëjnë hapin e tretë të formimit të institucioneve.

“Do ta kryejmë edhe hapin e tretë shumë të  rëndësishëm për konstituimin e institucioneve, në legjislaturën  e tetë”, tha Kurti.

PDK-ja dhe AAK-ja kanë deklaruar se nuk do ta përkrahin Vjosa Osmanin për presidente, ndërsa LDK-ja ende nuk ka një vendim përfundimtar.